Copy
Në Shqipëri, 7 në 10 fëmijë pohojnë se kanë përjetuar të paktën një formë dhune në vitin e fundit. 8 nga 10 prindër pohojnë se e kanë përdorur dhunën si mjet disiplimini... Këto janë vetëm disa nga të dhëna e raportit të Raportit të Mirëqenies së Fëmijëve 2016-2017, nga World Vision Albania and Kosovo.

Njihuni me situatën përmes infografikut

Të gjithë bashkë kundër dhunës ndaj fëmijëve

Ky ishte mesazhi që përfaqësuses të lartë të qeverisë, institucioneve dhe organizatave përcollën në lançimi e fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve ITAW nga World Vision, në fund të muajit Shtator. 

Ndiqni mesazhet e tyre

Nik Xhelilaj & Eugent Bushpepa, ambasadorë të fushatës #ItTakesAWorld

Eugent Bushpepa: Dhuna lë gjurmë!

Mëso më shumë

Nik Xhelilaj: Dhuna s'është aspak burrëri!

Mëso më shumë

Kilometrat e mbijetesës!

29.4% e fëmijëve në Shqipëri raportojnë se janë të detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura në familje.

1 vit më parë, tre djem nga një familje e varfër në rrethinat e Laçit dilnin çdo ditë të shisnin në rrugë cigare…  Atyre u mohohej fëmijëria... Sot jo më! Çdo gjë ka ndryshuar! Ata nuk dalin më në rrugë për të shitur, ata jetojnë sërish fëmijërinë e tyre… 
Lexoni historine frymezuese
Dhuna në Shqipëri është një fenomen që nis që nga mënyra se si sot fëmijët luajnë, apo tallin njëri-tjetrin…
Por si është ky fenomen në sytë e atyre që janë çdo ditë në kontakt me fëmijët, si funksionojnë shërbimet, çfarë duhet bërë më shumë … Ndiqni intervistat me mësues, punonjës të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe punjonës të Policisë së Shtetit, për dhunën tek fëmijët në Shqipëri.
MË SHUMË
#InternationalChildrenRightsday / 
Dëgjo zërin tim!


Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të fëmijëve, 200 fëmijë nga Burreli, Dibra, Shkodra kanë marshuar me pankarta në duar, në qytetin e Burrelit, ku kanë kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre.
Këtij marshimi i janë bashkuar ambasadori i Bashikimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, Kryetari i Bashkisë së Matit. z.Nezir Rizvani, kampionia e atletikës dhe ambasadorja e “Tungjatjeta… Jetë” Luiza Gega, si dhe drejtuesit e organizatave kryesore për fëmijët, UNICEF Albania, Save the Children in Albania, Terre des hommes Albania dhe World Vision in Albania and Kosovo.
GALERIA

Ata janë të rinj nga e gjithë Shqipëria! Ata janë plot energji dhe dëshirë për të kontribuar. Ata nuk janë indiferentë dhe zëri i tyre është një burim i rëndësishëm për të parë se si dhuna ndodh realisht në shkollat e Shqipërisë… Ata janë reporterët e rinj…

  
Lexoni shkrimet e tyre në blogun “Reporteri”       Njihuni me ta në videon 

Hapësirat Miqësore për të mitur në komisariate

Komisariati numër 5 në Kamzës, është i pari komisariat në Tiranë, ku të miturit do të trajtohen me standarde në përputhje me të drejtat e tyre ligjore, jo vetëm në ambiente fizike, por edhe qasjes së oficerëve të policisë gjyqësore. World Vision në partneritet me organizatën Nisma për Ndryshim Shoqëror-ARSIS, mbështeti Komisariatin e Kamzës për herë të parë në Tiranë për krijimin e një hapësire miqësore për të miturit.


World Vision është një organizatë zhvillimi komunitar, e krishterë, humanitare dhe advokatie. Prej dy dekadash ne punojmë me 32 mijë fëmijë, në 220 komunitete në nevojë.
World Vision njihet në komunitet si mobilizues dhe ndërlidhës i tyre me institucionet dhe organizatat për çështje që prekin jetën e fëmijëve. Gjatë kësaj periudhe kemi bashkëpunuar me 56 organizata, 18 kisha dhe organizata me bazë besimi.
PUNA JONË ME FËMIJËT (2014-2018)
  • +5000 fëmijë në nevojë kanë marrë shërbime shëndetësore, sociale, akses në arsim dhe mbrojtje ligjore.
  • 3969 prindër/kujdestarë kanë marrë njohuri për prindërimin pozitiv dhe raportimin e rasteve të dhunës në komunitetin e tyre.
  • 4735  të rinj janë aftësuar për t’u përballur me tregun e punës dhe mbi qytetarinë aktive.

PUNË JONË ME INSTUTUCIONET (2014-2018)
  • 217 mësues janë aftësuar mbi arsimin gjithëpërfshirës
  • 861 biznese/familje në fermë janë aftësuar mbi menaxhimin e biznesit, mbështetur me teknologji prodhimi & përpunimi dhe u është lehtësuar aksesi për kredimarrje.

SI REZULTAT I PUNËS NË 220 KOMUNITETE DHE 248 SHKOLLA JANË NDËRMARRË:
  • 248 miniprojekte për përmbushjen e standarteve të shkollës si qendër komunitare.






This email was sent to <<Email Address>>
why did I get this?    unsubscribe from this list    update subscription preferences
World Vision Albania & Kosovo · Rruga Skenderbej · Tirana 1001 · Albania